Me 1 korrik, Romelu Lukaku rikthehet te Chelsea, i përfundon huazimi tek Inter, por belgu nuk dëshiron të qëndrojë në Londër, kërkon të rikthehet në Milano, por ky duket një mision shumë i vështirë këtë herë. Piero Ausiolo u rikthye me një “Jo” nga vizita e tij blic në Londër, drejtuesit e bluve refuzuan një tjetër huazim. Sigurisht, as Chelsea nuk dëshiron të mbajë në skuadër, por Lukaku mund të largohet vetëm nëse shitet me titull definitiv.

Chelsea kërkon 40-45 milionë euro për të lënë të lirë belgun, por kjo është një shifër që Interi nuk është i gatshëm ta paguajë, për këtë arsye kanë përpiluar një plan B, huazim me detyrim blerje. Së fundmi, Lukaku refuzoi një ofertë nga Al-Hilal, kontratë 3-vjeçare dhe 30 milionë euro në sezon, objektivi i tij kryesor, është të rikthehet edhe një herë tek Inter. Një temë e nxehtë këto ditë në shtëpinë e Interit është edhe e ardhmja e Onanas.

Portieri është me një këmbë larg Milanos pasi ofertat që vijnë nga Anglia janë serioze. Man.United e ka kthyer në prioritet Onanan, janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro kesh, plus bonuse. Ten Hag kërkon të ribashkohet me portierin që punoi tek Ajax, ndërsa drejtuesit e “djajve të kuq” janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë ekonomike për të blinduar kuadratin.
()