Ka kontratë me Napolin deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij te kampionët e Italisë mbetet në dyshim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Giovanni Di Lorenzo, futbollist i cili gjithmonë ka shprehur dashurinë e tij të madhe për napoletanët, qoftë në një mënyrë apo në një tjetër. Mario Giuffredi, përfaqësuesi ligjor i Di Lorenzos, zbuloi shumë enigma në një intervistë të dhënë për Radio CRC.
“Ai dëshiron të jetë pjesë e Napolin përjetësisht. Në javët në vijim do të takohemi me klubin dhe ne do të flasim për të ardhmen. Garcia është një trajner me përvojë të madhe dhe rezultatet e tij janë të nënvlerësuara. Nuk duhet të jeni sipërfaqësor duke parë se çfarë ka trajnuar në Arabinë Saudite vitet e fundit. Ai ka cilësi shumë të rëndësishme dhe ka arritur rezultate në karrierën e tij” – Tha ai.
()