Al-Nassr punon për gjetjen e trajnerit, dëshiron një portugez për pankinën

Al-Nassr po punon fort për gjetjen e trajnerit të ri. Pas largimit të Rudi Garcia nga pankina e skuadrës së Saudi Professional League, klubi ka identifikuar disa profile të rëndësishme teknikësh, të cilët mund të bëjnë mirë tek kjo skuadër.

Al-Nassr dëshiron të ulë në stol Luis Castron, “timonierin” portugez 61-vjeçar, i cili drejton Botafogon në Brazil.

Sipas Globoesporte, klubi ku luan Cristiano Ronaldo i ofron trajnerit portugez gjashtë milionë euro në sezon, shifër kjo e kënaqshme.

Luís Castro është ende duke vlerësuar të ardhmen e tij dhe do të udhëheqë Botafogon në Kupën e Amerikës së Jugut këtë të enjte, kundër Magallanes, në atë ndeshje që mund të jetë lamtumira e tij me klubin brazilian. Luís Manuel Ribeiro Castro ka drejtuar më parë skuadra si Vitoria Guimares, Shakhtar dhe Porto B.

()

Arena e Lajmit


Al-Nassr punon për gjetjen e trajnerit, dëshiron një portugez për pankinën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook