Harry Kane nuk do të luaj për Bayern Munchen. Ish-trajneri i Tottenham, Harry Redknapp duket i bindur për atë që thotë.
Kampionët e Gjermanisë synojnë sulmuesin anglez dhe janë të gatshëm të plotësojnë të gjitha dëshirat e tij, por sipas Reknapp, diçka e tillë nuk do të ndodhë.
“Mendoj se Kane nuk do të shkojë në Gjermani te Bayern Munich, nuk do ta dërgoj familjen e tij atje. Mendoj se edhe në fundin e kësaj merkatoje, Kane sërish do të qëndroj te Tottenham. Kjo pasi as Manchester United dhe as Chelsea nuk i garantojnë trofe.
E vetmja skuadër që garanton trofe dhe sukses është Manchester City, por aty është Erling Haaland dhe nuk ka vend për Kane. Ndaj, në fund, ai do të qëndroj sërish te Tottenham pavarësisht se tashmë është vendosur në qendër të merkatos”, u shpreh Redknapp.
()