Një i ri shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi është kapur me 5 kg kokainë në zonën e Woringen, e cila ishte e destinuar për në Itali.
Mediat gjermane shkruajnë se 28-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet të regjistruar në Itali në momentin që u ndalur nga policia rrugore për kontroll, ku policia gjeti 5 kg kokainë. Mësohet se një pjesë e sasisë së kokainës ishte e destinuar për t’u transportuar për në Itali.
Aktualisht 28-vjeçari ndodhet në paraburgim ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
()