Lazio duket se i ka idetë e qarta në rast lamtumire të Sergej Milinkoviç-Saviç. Siç shkruan Corriere dello Sport mëngjesin e sotëm, Gedson Fernandes i Besiktas dhe Piotr Zielinski i Napolit janë në pole position për zëvendësimin e mundshëm të serbit.
Fernandes vlerësohet në rreth 35 milionë euro, ndërsa lacialët t nuk do shkojnë përtej 20 milionëve.
Rruga që të çon te Zielinski mund të ketë kuptim vetëm nëse lojtari shkëputet nga Napoli, skuadër me tëcilën ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës. Joey Veerman i PSV është gjithashtu në listë, por mbetet një alternativë Loë-Cost.
Vendimtare për të ardhmen e Milinkovic-Savic do jetë vetë dëshira e lojtarit, i cili pëlqehet shumë nga Interi dhe nga drejtori Marotta.Mesfushori serb po shtyn drejt një largimi nga Lazio, pas shumë vitesh në kryeqytet.
()