Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar i cili ka aksidentuar ditën e djeshme një motomjet.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet M. K., 42 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin M. K., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.