DURRËS
Plagoset me mjet prerës një 31-vjeçar në Durrës. Pak minuta pas krimit, policia ka arrestuar dhe autorin e dyshuar.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.
31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq është arrestuar shtetasi I. V.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.