U ekzekutua bashkë më të birin në Dukagjin, 57-vjeçari dikur pjesë e Policisë Shkodër

Detaje të reja dalin në pah nga vrasja e 57-vjeçarit, Gjokë Gurra dhe djalit të tij Eduart në Dukagjin. Mësohet se Gjokë ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia, ndërsa tani ishte kryeplak i fshatit Bruçaj.

Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin, punë të cilën e bënin prej 15 vitesh. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Gurra aktualisht shërbente si kryeplak në fshatin Bruçaj.

Babë e bir kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur, teksa disa persona ta armatosur i qëlluan me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje.

()

Arena e Lajmit


U ekzekutua bashkë më të birin në Dukagjin, 57-vjeçari dikur pjesë e Policisë Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook