Vllaznia ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë, ku po zhvillon fazën përgatitore në prag të ndeshjes së Conference League ndaj Linfield. Në intervistën e dhënë, trajneri i shkodranëve, Migen Memelli tha se ka në dispozicion një grup të mirë, por duhen sërish ndërhyrje në merkato.
“Këmbët e futbollistëve janë të rënduara. Në periudhën e 15 ditëve nga Shkodra këtu kemi pasur vetëm një ditë pushim. Lojtarët po punojnë shumë fort, është një grup që është për t’u admiruar nga puna. Kjo pastaj na lind dhe ne për detyrë që të jemi më afër tyre në këto ditë që janë pak të vështira për ta, sepse stërvitja ka qenë nga dy herë. Dita ditës dhe nga miqësorja morëm disa sinjale si pozitive, ashtu edhe në pjesën tjetër që duhet të bëjmë më shumë në terren, për të plotësuar skuadrën nga këto dy javë që mbeten nga ndeshja kundër Lindfildit.
Kam dëshirë që grupin ta kem më të plotë. Po punojmë intensivisht dhe me drejtorin, edhe me presidentin. Të bëjmë afrime sa më cilësore që skuadra të jetë kompetitive, të ketë rivalitet në skuadër. Gjithsesi jemi diku te një nivel i kënaqshëm. Po mundohemi të integrojmë dhe të rinjtë, sepse dhe ata janë pjesë përbërëse, po i vëzhgojmë me shumë kujdes. Dita ditës duhet të konsolidojmë skuadrën, sepse kemi dhe një ndeshje në datën 2, në të cilën mendoj se 90% e skuadrës do të jetë e gatshme. Të shikojmë pastaj javën e fundit për ndeshjen në Belfast.
Sikur e thash lojtarët janë të rënduar nga gjendja fizike, kanë punuar shumë fort. Jam i kënaqur me dëshirën e tyre për punën. Sigurisht, terreni na jep mundësinë që të korrektojmë përditë në stërvitje. Siç e thash do të na duhen lojtarë dhe në dy-tre role për të plotësuar skuadrën, por në ditët në vazhdim do të operojmë për të bërë goditjet e duhura që të jemi sa më efikas te ndeshja e parë”, – tha ai.
()