Një nga surprizat e këtij sezoni ishte pa diskutim Egnatia, me rrogozhinasit që thyen çdo tabu, shkruan historinë duke siguruar për herë të parë një vend në kupat e europës, ndërsa mbyllen dhe sezonin me trofe duke fituar Kupën e Shqipërisë. Askush në radhët e ekipit të Egnatias nuk dëshiron të ndalet këtu pasi synojnë të bëjnë mirë në Evropë, por dhe të luajnë një sezon si protagonistë absolut.
Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, në një intervistë për News24, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, foli për përgatitjet e fundit në Turqi dhe për sfidën e parë në Conference League, atë kundër Ararat. Tetova zbuloi planin e merkatos ku preku dhe emra konkret si Xhekson dhe Batha. Trajneri i Egnatias zbuloi edhe objektivat e ekipit të tij për sezonin e ri, ku opinioni e sheh mes ekipeve që mund të synojnë titullin kampion.
()