Klubet arabe po shndërrohen në një “magnet” për futbollistët e Europës. Pasi firmosën me Benzema, Kante apo edhe Brozovic, në Saudi Professional League mund të luajnë emra të të tjerë të medhenj. Së fundmi, mediat italiane bëjnë me dije, se Al Shabab kërkon të blejë kartoni ne sulmuesit të PSG, Mauro Icardi.
Kontaktet janë në një fazë të avancuar me klubin e elitës arabe, skuadër e cila është gati të paguajë 20 milionë euro në arkat e Paris Saint-Germain për të patur ish-qendërsulmuesin e Interit në dispozicion që nga ditët e ardhshme.
Al Shabab i ofron Mauro Icardit një marrëveshje dy-sezonale me vlerë gjithsej 80 milionë euro. Në javët e ardhshme priten zhvillime dhe nuk do ishte çudi nëse Icardi do të transferohej në Arabi.
()