Idrizi kërkesë në Parlament: Data 27 qershor të shpallet dita e gjenocidit ndaj popullit çam

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nga Foltorja e Kuvendit kërkoi që data 27 qershor të shpallet dita e gjenocidit ndaj popullit çam.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se ndihet i keqardhur që qeveria shqiptare ende nuk ka nxjerrë një deklaratë për heqjen e ligjit për luftë me Greqinë dhe nderimin e viktimave të Çamërisë.

“Kërkojmë që  27 qershori të shpallet dita e gjenocidit ndaj populli të Çamërisë. Siç është e njohur botërisht, pas Luftës së Dytë Botërore mbi popullsinë çame u krye një gjenocid. 2770 jetë njerëzore u masakruan mizorisht, qindra fshatra u dogën dhe u grabitën, si dhe 30 mijë shqiptarë u larguan. Po ashtu qindra të tjerë vdiqën nga uria. Kjo është arsyeja, për nderim të tyre, ju kërkoj që të mbajmë 1 minutë heshtje.

Si Grup Parlamentar kemi bërë kërkesë për të mbajtur 1 minutë heshtje për gjithë viktimat e popullit çam. U adresuam pasi kjo datë është e njohur edhe me ligj. Është e paarsyeshme që kryetarja e kuvendit që mungon në këto raste, të mos e bëjë në emër të Kuvendit, por të ngrihem dhe ta bëj unë. Ne si deputet kemi kërkuar rezolutë për Bosnjën, Australinë, Kosovën, Holokaustin dhe kemi bërë shumë mirë, sepse kjo kujtesë na tregon se këto raste nuk duhet të përsëriten më, por jam i keqardhur që ende nuk ka një deklaratë apo rezolut për heqjen e ligjit për luftën me Greqinë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”, u shpreh Idrizi.

()

Arena e Lajmit


Idrizi kërkesë në Parlament: Data 27 qershor të shpallet dita e gjenocidit ndaj popullit çam

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook