Ish-Presidenti amerikan në Tiranë/ “Kërkesë e Ramës për vështirësitë politike që kalon”, zv.kryetari i PL: Clinton nuk do merret me draftin për Kosovën

Ish-ambasadori dhe zv. kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka folur mbi vizitën e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri.

Nesho u shpreh se një vizitë e tillë është e mirëpritur nga një figurë si Clinton, i cili ka bërë shumë për kombin shqiptar.

Sa i përket arsyes së vizitës, Nesho tha se Clinton ka ardhur në Shqipëri si një kërkesë nga ana e kryeministrit Rama për “vështirësitë politike” që ai po përjeton, duke përmendur problematikat e 14 majit dhe “faktet e reja që do dalin për rastin McGonigal në vijim”.

Sipas tij vizita e Clinton do prekë edhe situatën e Kosovës, teksa shtoi se nuk beson se ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë do komentojë draft-propozimin e Ramës për Prishtinën dhe Beogradin.

“Një vizitë e tillë nga një figurë që ka bërë shumë për kombin shqiptar është e mirëpritur. Ai vjen si një figurë e madhe për popullin shqiptar. Ai renditet ndër presidentët më të mirë të Amerikës. Kjo është një vizitë që vlen për t’u përmendur. Vetë Rama i ka bërë një derë fondacionit Clinton kur ka lejuar punonjësit e tyre në Afganistan për të qëndruar në Shqipëri.

Kjo vizitë në thelb është kërkuar nga Rama në vështirësitë e politikës së tij. Problematikat e zgjedhjeve të 14 majit ose dhe dalja e fakteve të reja për çështjen McGonigal, ai ka përdorur gjithë mjetet për të shfrytëzuar situatën përmes Clinton. Shqipëria është përpjekur dhe kemi negociuar me Clinton që të vinte në Shqipëri vite më parë.

Clinton është një figurë që sot vjen si një figurë private. Është një vizitë admirimi. Siç ka ardhur më parë Presidenti Bush në kohën e Berishës. Clinton nuk do ketë ato admirimet që kemi parë shpesh kur sheh ato pikturat në muret e kryeministrisë, të jeni të sigurtë. Ai nuk përfaqëson gjë në këtë vizitë përveç vetes.

Drafti i Ramës për Kosovën nuk ka një vlerë edhe pse nuk e paragjykoj. Nuk besoj se Clinton mund të ulet në një nivel kaq bajat me këto propozime. Për mendimin tim Clinton nuk mund të vihet në përdorim të një personi që nuk respektohet as nga partnerët që krijon vetë. Shikoni si sillet Vuçiç me të, i cili ia dha meritën për lirimin e policëve Orbanit. Ai mund të ketë detyrime për atë që është ndihmuar fondacioni i tij, por këtë nuk mund ta di. Perëndimi po bashkëbisedon me regjimin e Vuçiçit duke shpresuar që të mos rrëshqasë përfundimisht drejt Rusisë, që nuk besoj se do ndodhë”, u shpreh Nesho.

Arena e Lajmit


Ish-Presidenti amerikan në Tiranë/ “Kërkesë e Ramës për vështirësitë politike që kalon”, zv.kryetari i PL: Clinton nuk do merret me draftin për Kosovën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook