Mesfushori Sandro Tonali është lojtari më i ri i Newcastle. Klubi i Premier League ka zyrtarizuar afrimin nga Milani, i cili do i kushtojë arkave të klubit jo pak por 70 milionë euro. Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një kontratë për 5 vite.
“AC Milan njofton se ka shitur përfundimisht të drejtat e regjistrimit të lojtarit Sandro Tonali te Newcastle United FC. Klubi falënderon mesfushorin për tre vitet e shkëlqyera të jetuarit së bashku dhe i uron kënaqësinë më të mirë personale dhe profesionale” – Shkruan Milani. Tonali luajti në sezonin e fundit 32 ndeshje.
()