Debatet në distancë mes deputetit të PD-së, Edmond Spaho dhe analistit, Ilir Demaliaj prej disa ditësh bënë xhiron e rrjetit, duke përfshirë kështu edhe familjarë të tyre.
Spaho, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 pohoi se debati nisi me ngarkesa politike dhe vijoi me fjalor të vrazhdë. Mes të tjerash ai tha se nuk ka njeri që t’i bëjë presion dhe shantazh askush për çështje pronash, apo dosje rozë.
“Ky është debat që filloi me ngarkesë politike. Me fjalor të vrazhdë dhe për këtë kërkoj ndjesë për pjesën time. Më pas mori karakterin e sulmeve me shpifje personale…Nuk diskutoj më. Le të më hetojnë për të gjitha.
Nuk ka burrë që i dot shantazh kudo në politikë ose jashtë, Edmond Spahos me dosje sigurimi, dosje pronash apo dosje rozë. Nuk ka burrë që më bën shantazh. Dhe do vazhdoj të reagojë!”, tha Spaho.
()