Në pritje të Mbappe, Real Madrid ka bërë gati kontratën e re për Vinicius Jr. Ylli brazilian është një nga titullarët absolut të këtij ekipi, një pikë shumë e rëndësishme edhe në projektin e ri të klubit spanjoll. Sipas AS: Vinicius ka firmosur një kontratë të re deri në 2027, ndërsa pas pushimeve pritet të bëhet publike. Reali i ka vendosur një klauzolë të frikshme largimi, 1 miliard euro.
Nuk janë orë të lehta për Christophe Galtier, i ndodhur nën arrest për akuza të rënda, racizëm dhe islamofobi. Galtier është kthyer në pengesë edhe për klubin e PSG pasi fillimisht duhet të lirohet nga ai për të mbyllur marrëveshjen me trajnerin e ri, Luis Enrique. Sipas L’Equipe: PSG dhe Galtier kanë gjetur më në fund akordin ndërmjet tyre për t’i dhënë fund bashkëpunimit të nisur një vit më parë. Në orët në vijim pritet një komunikim zyrtare nga ana e klubit të PSG.
Më në fund, Inter siguroi një shumë parash, nga shitja e Marcelo Brozovic, për t’i investuar menjëherë për Romelu Lukakun. Sipas Corriere dello Sport, në orët në vijim është planifikuar një takim ndërmjet drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilo dhe drejtuesve të Chelsea-t për të diskutuar rikthimin e belgut në Milano. Zikaltërit do të paraqiten me një ofertë të dytë, më të mirë, ku pritet të shkojnë në 30 milionë euro në total, mes huazimit dhe blerjes së detyruar.
()