Futbollisti i njohur? Loredana poston foton duke u puthur me djalin misterioz

Reperja e njohur, Loredana Zefi, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së fansave dhe shkak është bërë një romancë e re e saj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ajo përmes një postimi në “Instastory”. Loredana ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet duke u puthur në buzë me një djalë, të cilit nuk i ka zbuluar portretin.

Ndonëse reperja ka vendosur që ta mbajë të fshehtë imazhin e të dashurit të saj të ri, në rrjet po qarkullojnë zëra se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie me futbollistin e njohur gjerman, Karim Adeyemi.

Aludimet se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin nisën pasi futbollisti ndiqte në rrjetet sociale të gjithë vëllezërit e reperes, ndërsa u shtuan kur artistja ndoqi live ndeshjen finale të A-juniors në fialen e Kupës Rajonale të Federatës Qendore të Futbollit të Zvicres së bashku me futbolllistin.

Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi reperja gjithashtu ka publikuar në “Instagram” një foto të Krim të përqafuar me vajzën e saj Hanën. Mirëpo asnjëri nga ata akoma nuk ka konfirmuar lajmin se janë në një lidhje së bashku.

Futbollisti i njohur? Loredana poston foton duke u puthur me djalin misterioz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook