Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, ka komentuar zhvillimet e fundit nga Kosova, pasi Albin Kurti deklaroi se nuk do të takohet me Edi Ramën, pa u zhvilluar mbledhja e përbashkët.
“Është sjellje e dy politikanë kokëfortë që në kufijtë të papërgjegjshmërisë rrezikojnë marrëdhënien e dy shteteve. Është skandaloze që këta dy individë, që të dy janë përgjegjës që e kanë sjellë marrëdhënien në këtë situatë.
Marrëdhënia e tyre është e dëmtuar prej kohësh. Rama nuk mund të shkojë në Prishtinë pa lajmëruar dhe të thotë se do të takojë Kurtin. Por Kurti ka për detyrë që ta takojë dhe ta presë Ramën, pavarësisht se ky i fundit vepron n mënyrë kryeneçe”, tha ai.
Sa i takon vizitës së Bill Clinton në vendin tonë, Murati u shpreh ndër të tjera se pati një paqartësi tek ftesat të cilat nuk ishin nominale. Po ashtu shtoi se kjo vizitë shkoi mirë, ndërsa theksoi se mesazhi kryesorë nga ish-presidenti shkonte për Prishtinën, për qetësimin e situatës.
“Vizita u shoqërua me një paqartësi protokollare, pati për disa njerëz ftesa jo nominale. U ftuan elektronikisht përmes një posteri, por jo ftesë nominale. Vizita shkoi për mrekulli dhe ai dha mesazhet e tij, dhe më kryesore ishte ai për Prishtinën”, tha ai.