Protesta e studentëve të mjekësisë/ “Vendi më i varfër prodhon për më të pasurin e Evropës”, Iljazaj: Nuk i mbështes, po protestojnë që të ikin

Drejtori i Institutit Liberal Pashko, Ervis Iljazaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për studentët e degës së mjekësisë, për punësimin e tyre me detyrim në shtet ose pagesën e tarifës së lartë të shkollimit.

Iljazaj u shpreh se mjekësia është një degë me planifikim dhe se shteti po ndërhyn sepse ka një fenomen largimi të mjekëve.

Sipas tij vendi më i varfër në Europë po prodhon mjekë për vendin më të pasur në Europë, ndërsa shtoi se vendi po humb kapital human, por edhe financiar për Gjermaninë.

Ai shtoi se nuk e mbështet protestën e studentëve të mjekësisë, pasi këta të fundit nuk po kërkojë përmirësim të kushteve, por sepse duan arsim falas që më pas të “ikin ku të duan”.

“Kjo është çështje komplekse dhe kushtetuta ka parime që herë bien në kundërshti me njëra-tjetrën. Shteti duhet t’i mundësojë kurim shëndetësor qytetarëve sipas saj. Idealja do ishte të kishin mjekët rroga 3-4 mijë euro dhe të ekzistonin të gjitha kushtet. Arsimin në shëndetësi duhet ta shohim ndryshe nga degët e tjera.

Mjekësia është degë e planifikuar, ashtu si akademia e rendit apo magjistratura. Shteti ndërhyn se ka fenomen të largimit të mjekëve. Maturantët vetë kërkojnë degë që të largohen nga vendi. Ka tendencë largimi dhe nuk diskutohet. Vendi më i varfër në Europë po prodhon mjekë për vendin më të pasur në Europë. Po humbasim kapital human, por edhe kosto financiare për Gjermaninë. Studentët nuk po protestojnë për paga. Do i mbështesja nëse do kërkonin kushte më të mira.

Studentët po protestojnë se duan arsimin falas dhe të ikin ku të duan më pas. Nuk po protestojnë për përmirësimin e kushteve”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit


Protesta e studentëve të mjekësisë/ “Vendi më i varfër prodhon për më të pasurin e Evropës”, Iljazaj: Nuk i mbështes, po protestojnë që të ikin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook