Raporti për shkeljet në zgjedhjet lokale, paralajmëron Zhupa: Do të publikohen gjatë ditëve në vijim

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për e shkeljet e bëra gjatë zgjedhjeve të 14 majit nga PD-ja.

Zhupa tha se raporti bazohet në fakte dhe dokumente të konstatuara në të gjithë vendin dhe vërteton se “Shqipëria kaloi më 14 maj një farsë elektorale”, teksa paralajmëroi se faktet do të pasqyrohet gjatë ditëve në vijim.

“Raporti është bërë duke marrë materialet nga fushata zgjedhore. Në ditët në vijim do kemi një pasqyrimi për të gjitha qarqet ku do të evidentojmë shkeljet, futjen e parave dhe çdo gjë tjetër. Kur them fakte, dua të them për regjistrime që lidhen me përdorimin e zyrave të shtetit për të dhënë dokumente në shkëmbim të votës, qëndrimit në qendrat e votimit, votues që rezultonin që nuk kanë qenë në Shqipëri etj. Zero është besimi të institucionet kombëtare, por të paktën ky raport do ketë dy misione, për ndërgjegjësim më kryesorin.

Është detyrë e opozitës që të faktojë provat e mbledhura nga strukturat për blerjen e votave. Nuk e bëjmë këtë për të shmangur vetën nga përgjegjësia. Kjo  nuk ka lidhje me këtë dhe nuk ka lidhje me zbatimin e statutit të PD-së”, tha Zhupa.

()

Arena e Lajmit


Raporti për shkeljet në zgjedhjet lokale, paralajmëron Zhupa: Do të publikohen gjatë ditëve në vijim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook