Stefano Pioli është kthyer nga pushimet e tij greke dhe menjëherë ka nisur punën. Skuadra do ta këtë nën urdhra nga e hëna e 7 korrikut, por ndërkohë ka pasur një takim në “Casa Milan” me administratorin Xhorxho Furlani.
Të dy thuhet se kanë folur për merkaton, programin dhe mbi strategjitë që do të ndiqen sezonin e ri. Gjithçka brenda 90 minutave, për të qartësuar idetë edhe për përgjegjësitë që i takojnë rolit të ri, pasi Pioli do të ketë zë edhe në vendime manaxheriale përveç se ato taktike.
PA RRUFEPRITËS — Por duke qenë se edhe medalja më e bukur ka anën e keqe e saj, Stefano Pioli, i cili është trajner për mbi 20 vjet, e njeh mirë trendin. Ai është i pari që e di se, nëse Milani i tij i ri do të fillonte ngadalë, në shtator, gjatë periudhës së korrjes, pakënaqësia me largimet verore të Tonalit dhe Maldinit do të fermentohej si musht dhe ata që qortuan se nuk ishte larguar mjaftueshëm nga xhelatët e Maldinit, do të shfaqej rishtazi. 57-vjeçari e di shumë mirë se, nëse vetëtima do të fillonte të godiste, nuk do të kishte më rrufepritësin Paolo për ta shkarkuar në tokë.
NËN OMBRELLË – Nga 8 janari deri më 5 shkurt, Milani kaloi një stuhi të tmerrshme: 7 ndeshje, asnjë fitore, 5 humbje, 18 gola të pësuar. Maldini dhe Masara, gjithashtu të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre për një merkato të papërsosur, u bashkuan me ekipin dhe trajnerin, hapën ombrellën dhe Pioli mundi t’i përkushtohej rindërtimit.
Ai e përmbysi taktikisht skuadrën edhe me kusht të kalimit në mbrojtjen me tre, por gjeti një papërshkueshmëri difensive, që ishte baza për rikuperimin e tij. Ngadalë ai i ktheu ekipit formën, lojën dhe guximin, derisa e tërhoqi zvarrë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Një gjysmë kryevepër, duke pasur parasysh materialin që kishte në duar.
Për të gjetur çiftin gjysmëfinal titull-Champions, duhet të ktheheni rreth njëzet vjet mbrapa, tek Ançeloti 2004- 2006. Ndjesia është se në rast të stuhive të ngjashme, Pioli tani do të ishte shumë më i ekspozuar ndaj rrufesë sesa pronarët. Nën ombrellë do të qëndronin të tjerët.
ROLE TË NEVOJSHME – Por Pioli, natyrisht nuk mendon për stuhitë e mundshme të vjeshtës. Në verë mendohet për labirinte tekniko-taktike, për Milanin e ri. Ai ka nevojë për tri gjëra, më shumë se të tjerat. Fillimisht: mesfushorë të fuqishëm fizikisht dhe fleksibël taktikisht. 4 derbit e humbur në 2023- shin, përtej episodeve dhe helmeve, lanë pas një ndjesi të qartë: Interi fitoi duke u rreshtuar në fushë. Për qëndrueshmëri, forcë dhe impakt të lartë. Është këtu që Milani duhet të rikuperojë terren. Gjëja e dytë: krijimtaria ofensive, e varfëruar më tej nga largimi i Diazit.
Shumë herë Milani e ka gjetur veten të varur vetëm nga Leao, i cili tashmë po vuan mbrojtjet e mbyllura apo dyfishimet e markimeve. A ju kujtohet goli i Salmakersit në fitoren 4-0 ndaj Napolit? Pioli po kërkon njerëz, veçanërisht në të djathtë, që bëjnë gjëra të tilla rregullisht. Çukvueze do të ishte mirë. Dhe së fundi, një “pykë” që nuk e detyron Zhirunë të jetë vendimtar përgjithmonë. Negociata jo të lehta. Por për të dalë nga labirinti, Pioli ka nevojë për profile prej Milani të vërtetë./ Panoramasport