Anglia U21 ka mundur 1-0 Spanjën U21 në finalen e Europianit U21, të luajtur në “Adjarabet Arena” të Gjeorgjisë. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Jones, në minutën e 45-të, pas një asisti të Palmer. Spanjollët patën mundësinë e artë për të barazuar në fund, por Abel Ruiz gaboi nga pika e bardhë.
Për “3 luanët”, ky është suksesi i 3-të në kompeticion, pas atyre të viteve 1982 dhe 1984.
Në fazën e grupeve të Europianit, anglezët triumfuan në të 3-ja ndeshjet e grupit me rezultatin 2-0 ndaj rivalëve si Republika Çeke, Izraeli dhe Gjermania. Në çerekfinale, ekipi i drejtuar nga Carsley likuidoi 1-0 Portugalinë, ndërsa në gjysmëfinale Izraeli u mposht 3-0.
()