Pas afrimeve të Skriniar, Asensio dhe Ugarte, PSG ka zyrtarizuar një afrim të ri. Klubi kampion i Ligue 1 ka firmosur me Kang-In Lee, mesfushor që vjen nga skuadra e Mallorcas në La Liga. Lee ka dalë nga Akademia e Valencias, ndërsa ka luajtur për ekipin e parë të kësaj skuadre për 3 sezone me radhë.
“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë ardhjen e Lee Kang-In me një kontratë deri në vitin 2028. Mesfushori 22-vjeçar bëhet lojtari i parë koreano-jugor që nënshkruan për klubin” – Shkruan PSG.
()