Ndryshime në Qeveri. Taulant Balla do të jetë Ministri i ri i Punëve të Brendshme pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra dhe zëvendësimin e këtij të fundit me Ballën.
Gazetari Ergys Gjeçaj tha për ‘’ se sipas ligjit themeltar të vendit, në momentin e dorëzimit në Presidencë nga ana e kreut të Këshillit të Ministrive, Presidenti i Republikës ka një afat 7 ditor për të vendosur firmën në dekrete si të shkarkimit dhe të emërimit.
“Në rastin konkret të shkarkimit të Bledi Çuçit dhe emërimit të Taulant Ballës, më pas Presidenti i Republikës ia dorëzon zyrtarisht dekretet institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Në momentin e marrjes së këtyre dekreteve sipas Kushtetutës, Kuvendi i Shqipërisë ka afat 10 ditë për të shqyrtuar dhe kaluar këto dekrete në seancë plenar për votim. Marrë në konsideratë faktin se këtij sesioni parlamentar i kanë mbetur edhe dy seanca ajo e datës 13 korrik dhe më pas më datë 20 korrik mbetet për t’u parë nëse Presidenti do të dekretojë ndryshimet në kabinetin qeveritar gjatë ditëve të para të javës që vjen për t’i lënë hapësirë Kuvendit për të vendosur të enjten e ardhshme apo do të marrë të shtata ditët dhe më pas dekretet të votohen në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, seancën e datës 20 korrik.
Vendimmarrja e kryeministrit do të shkojë në tavolinën e Presidentit të Republikës të hënën dhe është çështje ditore se kur Presidenti do të vendosë firmën për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ndërsa Taulant Balla është një ndër zyrtarët e lartë të PS, kryetar i Grupit Parlamentar të PS dhe këtë detyrë do ta mbajë deri në momentin kur të vetë-besohet nga Parlamenti si Ministër i Brendshëm. Pas këtij momenti pritet të kemi një vendimmarrje nga drejtues të PS se kush do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar të mazhorancës. Eksperienca tregon se sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka mbajtur edhe detyrën e kreut Parlamentar. Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i PS është Damian Gjinkuri, mbetet për t’u parë nëse Gjiknuri do t’i besohet detyra e re e kreut të Grupit parlamentar te PS, apo do të kemi një vendimmarrje tjetër, për t’i besuar një tjetër figure këtë detyrë”, raportoi ndër të tjera gazetari.
()