Rama shkarkon nga detyra ministrin Çuçi, propozon Taulant Ballën për postin e Ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Twitter ka bërë të ditur se të hënën do t’i dorëzojë zyrtarisht Presidentit të Republikës, Bajram Begaj propozimin për shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi. Ndërsa thekson se do të propozojë ministër të ri të Punëve të Brendshme, Taulant Ballën.

REAGIMI:

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Krujë, ku vëllai i deputetit të PS dhe djali i Rrahman Rrajës dhunuan barbarisht dy kushërinj të fisit Maja. Shkak për këtë konflikt të dhunshëm u bë gurorja në Borizanë.

()

Arena e Lajmit


Rama shkarkon nga detyra ministrin Çuçi, propozon Taulant Ballën për postin e Ministrit të Brendshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook