Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu ka reaguar për shkarkimin e Bledar Çuçit nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Për të marrë këtë detyrë është propozuar nga kryeministri Edi Rama, Taulant Balla. Duket se ky vendim nuk është pritur mirë. Balliu thotë se sot është një ditë feste për krimin.
STATUSI:
Ministër i Brendshëm Taulant Balla që krimi të ecë PËRPARA.
Sot është një ditë feste për krimin; më në fund në krye të Ministrisë së Brendshme është ushtari i tyre besnik.
De fakto Ministria e Brendshme i është DORËZUAR krimit.
()