Aksident në aksin Sarandë- Delvinë, humb jetën ish kryetari i komunës së Livadhjasë

Aksident në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Delvinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 04.00. Automjeti që drejtohet nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61 vjec, ish Kryetar i Komunes Livadhja është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar plagosjen rëndë të Dalanit.

Pas transportimit në Spitalin e Sarandes ku ka marrë ndihmën e parë, Dalani është çuar në Janinë ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. Dalani ushtronte veprimtarine e prodhimit të djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumeshtin nga fermerët.

Arena e Lajmit


Aksident në aksin Sarandë- Delvinë, humb jetën ish kryetari i komunës së Livadhjasë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook