Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton 55 emigrantë që rrezikonin të mbyteshin në detin Egje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se anija ‘Butrinti’ së bashku me një anije greke dhe një turke kanë shpëtuar 55 emigrantë në detin Egje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se në këtë operacion shpëtimi u tregua përkushtimin i palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente.

Postimi i plotë”

Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.

Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente.

()

Arena e Lajmit


Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton 55 emigrantë që rrezikonin të mbyteshin në detin Egje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook