Cuadrado: Ronaldo nuk më do në Arabinë Saudite, synoj Botërorin e ardhshëm

Cuadrado u largua nga Juventus, pas disa vitesh qëndrimi në Torino. Futbollisti i njohur ka dhënë një intervistë për mediat nga Kolumbia, ku u shpreh se është gati për një përvojë të re dhe se synon Botërorin. Gjithashtu, 35-vjeçari dha përgjigjen e tij edhe për mundësinë e kalimit në Arabinë Saudite.

“Ndihem mirë, kam ende pasion dhe forcë. Arritja në Botërorin e ardhshëm është qëllimi im, do të jap 150% të vetes për të arritur atje. Ndihem krenar, nëse mendoj për gjithçka, për 8 vitet e kaluara duhet t’i them faleminderit Zotit. E përsëris, jam krenar, shpresoj që kolumbianët e ardhshëm të mund të përjetojnë të njëjtin rrugëtim te Juventus.

Arabia Saudite? Më pëlqen të konkurroj. Cristiano Ronaldo është atje, por ai nuk dëshiron të më marrë (qesh). Jam i qetë, do të flas me agjentin tim dhe do të vendosim” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Cuadrado: Ronaldo nuk më do në Arabinë Saudite, synoj Botërorin e ardhshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook