“Do të shfaq të gjithë qëndrimin tim për një Akademi Shkencash në rolin e vet”, Artan Fuga: Pas shumë përpjekjesh e presionesh, objektivi u arrit. Nesër…

TIRANË

Akademiku Artan Fuga do të jetë nesër në Kuvend për të folur për ndryshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave, cilat synojnë të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes të drejtuesve të kësaj Akademie!

Fuga e njofton këtë gjë përmes një statusi në “Facebook”, ku shkruan se pas shumë përpjekjesh, por edhe presionesh, përpjekjesh për të më mohuar të drejtat qytetare, pas shumë fyerjesh personale, duket se objektivi u arrit!

Ai thekson se qetësisht, por me vendosmëri, me respekt për deputetët, por pa u konformuar me asgjë që shkel ligjet, do të shfaqë të gjithë qëndrimin për një Akademi Shkencash në rolin e vet, për të mos u pajtuar me ndërhyrje politike në emër të kontrollit të akademikëve nga politika.

POSTIMI I PLOTË
Njoftim për mediat
Njoftoj se jam ftuar zyrtarisht nga ana e Komisionit të medias dhe edukimit të Kuvendit të Shqipërisë nesër, e hënë, datë 10 korrik 23, ora 10 e 30, për të dhënë mendimet, kritikat dhe sugjerimet e mia përballë amendamenteve të propozuara për ndryshimin e Ligjit në fuqi mbi Akademinë e Shkencave, cilat synojnë të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes të drejtuesve të kësaj Akademie!

Pas shumë përpjekjesh, por edhe presionesh, përpjekjesh për të më mohuar të drejtat qytetare, pas shumë fyerjesh personale, duket se objektivi u arrit!

Qetësisht, por me vendosmëri, me respekt për deputetët, por pa u konformuar me asgjë që shkel ligjet, kritik, por pa asnjë sulm personal, larg meje kjo edukatë, do të shfaq të gjithë qëndrimin tim për një Akademi Shkencash në rolin e vet, për të mos u pajtuar me ndërhyrje politike në emër të kontrollit të akademikëve nga politika, si edhe për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim personal dhe të Akademikut si nocion!
Faleminderit

Fuga Fb 1
Fuga Fb 1

Arena e Lajmit


“Do të shfaq të gjithë qëndrimin tim për një Akademi Shkencash në rolin e vet”, Artan Fuga: Pas shumë përpjekjesh e presionesh, objektivi u arrit. Nesër…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook