Një ditë pas tragjedisë në Vilë Bashtovë me tre viktima, vendosen masa sigurie në plazh

Pa mbushur ende 24 orë nga tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës pranë Kavajës, ku një 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij ndërruan jetë, janë marrë edhe masa sigurie për qytetarët.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për News24 se vetëm sot në plazh janë vendosur vrojtues plazhi dhe një kufi në det për të caktuar zonën e sigurt.

Vrojtuesi i plazhit, por edhe kufiri në det kanë munguar ditën e djeshme ku 3 anëtarë të një familjeje ndërruan jetë.

Sipas informacioneve, deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Fillimisht dy djemtë kanë hyrë për tu larë, por janë rrezikuar për shkak të dallgëve.

50-vjeçari ka hyrë t’i shpëtojë, pasi dyshohej se një nga fëmijët po mbytej. Por situata ka qenë e vështirë dhe për shkak të dallgëve e kanë patur të pamundur të dilnin në breg.

Arena e Lajmit


Një ditë pas tragjedisë në Vilë Bashtovë me tre viktima, vendosen masa sigurie në plazh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook