Mesfushori brazilian i Portos, Otavio mund të kalojë te Interi. Agjenti i lojtarit, Israel Oliveira në një intervistë të dhënë ka thënë se zikaltërit janë një nga skuadrat më të interesuara për futbollistin.
Mund të konfirmoni që keni qenë në Itali për të folur për Otavion?
“Mund të them se Italia e dëshiron shumë lojtarin dhe interesi vazhdon të ekzistojë. Po flasim për një lojtar që ka treguar vlerën e tij dhe që do të ishte gati për çdo klub. Ai do të bënte shumë mirë në Itali”.
E ke fjalën per Interin? A mund të konfirmoni se jeni ndër klubet që e duan atë?
“Po, mund të konfirmoj se Interi është ndër klubet që e duan atë” – Tha ai.
Klauzola prej 40 milionë eurosh për blerjen e Otavio nga Porto vlen deri më 15 korrik dhe nëse paguan një shifër të tillë deri atëherë, nuk nevojitet më pas negocimi me klubin portugez.
()