VIDEO/ Barazim me gola në ndeshjen e parë të Champions League, Partizani “i bën ballë” Bate Borisov-it

Partizani ka nisur aventurën në Champions League me një barazim 1-1 ndaj Bate Borisov, në ndeshjen e parë të turit të parë të luajtur në “Air Albania”.

Të kuqtë filluan ndeshjen mjaft mirë. Tedi Cara pati dy mundësi të mira në minutat e para, në të parën portieri kundërshtar u tregua më i shpejt duke i “rrëmbyer” topin, ndërsa në të dytën, gjuajtja e tij ishte qëndrore.

Rrapaj provoi të zgjidhte takimin me një goditje nga distanca, por sfera nuk shkoi në portë. Djemtë e Kiryl Alsheuski u shfaqën të rrezikshëm në mënyrë konstante nga krahët me Artem Kontsevoy, pa rezultat.

Të besuarit e Zekic krijuan shumë. Murataj çoi në këmbë stadiumin në minutën e 20-të me një predhë, ndërsa Da Silva pas 10 minutash nuk do kordinohej siç duhet me kokë.

F3660e9a 9eb6 48fa Bb5f 44a614d6b19c
F3660e9a 9eb6 48fa Bb5f 44a614d6b19c

Minutat e para të fraksionit të dytë ishin mjaft të qeta, me të dy ekipet që ruheshin shumë nga pësimi i golit. Në stadium nuk munguan personalitete të rëndësishme të futbollit, teksa kamerat fokusuan Igli Taren.

Një pakujdesi në prapavijë i kushton shumë Partizanit (58’). Qirko shpëtoi portën në rastin e parë, por nuk mund të bënte asgjë herën e dytë, me Dmitri Antilevski që zhbllokoi sfidën me një goditje tokazi.

Në minutën e 67-të, kryeqytetasit vendosën ekuilibrat falë një skeme perfekte, të finalizuar nga Tedi Cara. Deri në fund nuk do kishte ndryshim rezultati, me të dy skuadrat që do synojnë kualifikimin në aktin e kthimit!

 

 

 

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Barazim me gola në ndeshjen e parë të Champions League, Partizani “i bën ballë” Bate Borisov-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook