Natë magjike. Ballkani ka triumfuar 2-0 ndaj Ludogorets në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Champions League.
Nga një gol për secilën pjesën mjaftuan për skuadrën e Ilir Dajës, që të merrte një rezultat të rëndësishëm. Korenica realizoi i pari në minutën e 45-të, ndërsa goli i dytë mban firmën e Zybas. Takimi i kthimit do të mbahet me 19 korrik në Huvepharma Arena (Razgrad), në Bullgari.
()