Egnatia ka debutuar në Europë me barazim, teksa ndeshja e parë të turit të parë të Conference League unë FFA Academy Stadium (Yerevan), ndaj Ararat-Armenia përfundoi 1-1. Tentativa e parë serioze erdhi nga Dwamena, por gjuajtja e tij nuk gjeti kuadratin. Në minutën e 11-të, goditja e Kasës u neutralizua nga portieri rus, Vsevolod Ermakov.
Në të 18-tën, Kasa shpërdoroi rastin e artë për të zhbllokuar ndeshjen, teksa gaboi i vetëm përballë portierit. Kur nuk shënon e pëson dhe kështu ndodhi, pasi vendasit nga Armenia “tundën rrjetën” pak më vonë me Alemanon, falë një goditje të saktë me kokë.
Skuadra nga Rrogozhina rrit presionin në pjesën e dytë, por të besuarit e Vardan Minasyan ishin mirë të vendosur në prapavijë, duke mos lejuar shumë hapësira. Në minutën e 63-të, një mrekulli e portierit të Ararat-Armenia ndali një predhë të Dwamenas. Në limite, ky i fundit vendosi ekuilibrat, pas shumë rastesh.
Takimi i kthimit, i cili vendos fatin e kualifikimit, luhet me 20 korrik.
()