“Dosja Ahmetaj tregon se qeveria është zhytur në korrupsion”, Basha: Drejtësia të shkojë deri te Rama, ai mban lidhjet e krimit

Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit demokratë në Shkodër, nga ku ka deklaruar se pastrimi i politikës është më imediat se kurrë, duke iu referuar situatës së ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Basha u shpreh se dosja e Ahmetajt tregon se gjithë qeveria është zhytur në korrupsion, ndërsa shtoi se qeveria miraton ligje e ndërmerr vendime vetëm për interesat kriminale të një klani.

Sipas tij drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Postimi i plotë:

Për Shqipërinë sot është më imediate se kurrë pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.

Dosja e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, tregoi se si kjo qeveri miraton ligje e ndërmerr vendime vetëm për interesat kriminale të një klani.

Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Parlamenti duhet t’i hap rrugë pa humbur kohë vetting-ut dhe kontrollit të imtësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të pastruar politikën e për të mundësuar vetting-un e politikanëve, listat 100% të hapura, votën e diasporës, kufizimin e mandateteve, rritjen e mekanizmave të kontrollit të qeverisë nga Parlamenti.

Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi dhe hapje ndaj profesionistëve dhe intelektualëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë.

Me demokratët që ishin në ballë të qëndresës anti-komuniste, me të persekutuarit dhe pronarët, me kontribuesit e pas vitit ’90, me burrat dhe gratë që sakrifikojnë prej dekadash, me të rinj e të reja nga brenda dhe jashtë vendit, Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët.

Sot është koha e bashkimit të energjive, forcave, kapitaleve njerëzore e politike për t’i dhënë fund tranzicionit!

Arena e Lajmit


“Dosja Ahmetaj tregon se qeveria është zhytur në korrupsion”, Basha: Drejtësia të shkojë deri te Rama, ai mban lidhjet e krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook