Analisti Genc Burimi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt si edhe zhvillimet rreth kësaj ngjarjeje.
Burimi u shpreh se mazhorancës “i dridhet dora” kur bëhet fjalë për dorëzimin e njerëzve nga radhët e veta, teksa kujtoi se as ish-ministri Tahiri nuk është dorëzuar lehtë nga ta.
Ai tha se dorëzimi i Ahmetajt te drejtësia ishte i pashmangshëm, ndërsa shtoi se SPAK mund të evitonte atë që e quajti “spektakël” në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas tij, nëse Ahmetaj do arrestohet dhe do zgjedhë të flasë për drejtësinë, “rrethi i ngushtë i Ramës nuk do bëhet kurban”, duke nënkuptuar se edhe figura të tjera mund të preken.
“Mazhorancës i dridhet dora kur bëhet fjala për dorëzimin e njerëzve të vetë. As Tahirin nuk e dorëzuan lehtë, por u arrit se kjo mazhorancë e dinte se nuk ka shpëtim. Dorëzimi te drejtësia nuk mund të shmangej.
Mund të ndodhë edhe që Ahmetaj të mos arrestohet kurrë. Nuk do ishte rasti i parë, në botë ka ndodhur ku shumë zyrtarë janë larguar dhe nuk janë kthyer më. Ahmetaj besoj se do nxjerrë një justifikim shëndetësor. Do thotë se ndodhet diku ku mund të marrë kurimin, etj. SPAK mund ta evitonte gjithë spektaklin”, u shpreh ai