VIDEO/ Tirana nuk vdes kurrë, bardheblutë “rrëmbejnë” barazimin ndaj Dinamos së Batumit, Lushkja hero

Tirana e ka nisur me barazim aventurën në Conference League, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Air Albania” ndaj  Dinamos së Batumit, në ndeshjen e parë të turit të parë. Lushkja ishte heroi i skuadrës shqiptare, pasi i dha barazimin  ekipit të tij pas golit në limite.

Në minutën e 20-të, një goditje nga distanca e Hoxhallarit vendosi në provë portierin Anton Chichkan. Pak më pas, Hasani provoi me kokë, por nuk u kordinua siç duhet, me topin që shkoi mbi portë.

Bardheblutë mund të festonin pas gjysmë ore lojë pas një aksioni perfekt, por finalizimi i Latifit la shumë për të dëshiruar. Gjuajtja e 29-vjeçarit nuk pati forcën e duhur për të shkuar në rrjetë.

Gjerogjianët ndëshkuan skuadrën e Orges Shehit në minutën e 67-të, kur Bidzinashvili I. dërgoi një top në zonë nga krahët, me Flamarion që e kishte lojë fëmijësh të shënonte.

Tirana provoi të kthehej në lojë dhe vendosi ekuilibrat në fund me Lushkjen. Ndeshja e kthimit luhet me datën 20 korrik.

 

 

 

 

 

 

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Tirana nuk vdes kurrë, bardheblutë “rrëmbejnë” barazimin ndaj Dinamos së Batumit, Lushkja hero

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook