Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. L., 28 vjeçe.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë 28-vjeçarja dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.