I dha “OK” arrestimit/ Mbërrin në SPAK vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj

Ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt.

Kuvendi ka miratuar sot me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenime, që t’i hiqet imuniteti deputetit Arben Ahmetaj dhe në këtë mënyrë autorizoi SPAK-un që ta arrestojë dhe të kontrollojë banesën e tij.

Në seancën e posaçme të zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku u diskutua kërkesa e SPAK ishin të pranishëm 120 deputetë.

Fillimisht kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi lexoi raportin përfundimtar të opozitës ku ndër të tjera tha se “Rama duhet të dorëzojë para drejtësisë Arben Ahmetajn, të kthejë paratë në buxhetin e shtetit dhe të vuajë dënimin për shërbimin që ka bërë ndaj Ramës”.

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, i cili paraqiti në Kuvend raportin e mazhorancës, tha se “është vetëm gjykata, organi i vetëm që mund të marrë në shqyrtim, të çmojë dhe në fund të disponojë në lidhje me kërkesat e organit të prokurorisë gjatë hetimeve paraprake në rast se i gjen eventualisht të mbështetura në prova dhe në ligj. Është gjykata ajo që garanton respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë hallkat e procesit penal. Procesin e rregullt ligjor, garancitë procedurale, kushtet dhe kriteret që parashikohen në ligjin procedural si dhe zbatimin e parimit të proporcionalitetit të masës së sigurimit me kërkesat dhe faktet që i paraqiten për gjykim”.

Arena e Lajmit


I dha “OK” arrestimit/ Mbërrin në SPAK vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook