Prestige arriti të fitonte titullin kampion në 5×5 të organizuar nga FSHF duke mundur në finale me rezultatin 4-1 skuadrën e Art Inox. Ndërkohë, skuadra do të rikthehet në muajin gusht në fushën e blertë dhe do të nisë përgatitjet për sezonin e ri.
Ekipi i Prestige MFC do të luajë në muajin shtator në Ligën e Kampioneve, në kompeticionin që zhvillohet në Rumani. Një muaj më vonë do të nisë edhe Botërori në Emiratet e Bashkuara ndërkohë që risi është kampionati shqiptar.
Prestige MFC ka arritur të fitojë të gjithë trofetë në minifutboll duke u bërë skuadra e parë që e arrin diçka të tillë. Në këtë mënyrë, Prestige MFC largohet si ekipi me më shumë tituj, duke konfirmuar pjesëmarrjen në Kategorinë e Tretë të kampionatit shqiptar.