Bllokimi i mjeteve lundruese për mungesë dokumentesh, banorët e Komanit protestë: Të na lënë të jetojmë, s’kemi mënyrë tjetër jetese, po goditet turizmi

Operacionet e nisura nga policia kufitare e Shkodrës për sekuestrimin e mjeteve lundruese që nuk kane dokumentacionin përkatës kanë ngjallur reagimin e banorëve të Komanit. Ata bllokuan tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste dhe thonë se mjetet lundruese janë e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura.

Sipas banorëve turizmi ka pësuar goditje te madhe nga bllokimi e lundrimeve në liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës të cilat përdoren jo vetëm për turistët, por edhe për transportin e banorëve të këtyre zonave.

Banorët kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të situatës. 46 mjete lundruese traget, skaf dhe varka artizanale u bllokuan në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës në kuadër të operacionit “Lundrim i sigurt” pasi ishin në cenim të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë nuk kishin pajisur pasagjerët me jelekë shpëtimi për transport ditor, për qëllime turistike, të vizitorëve në këto vende.

Arena e Lajmit


Bllokimi i mjeteve lundruese për mungesë dokumentesh, banorët e Komanit protestë: Të na lënë të jetojmë, s’kemi mënyrë tjetër jetese, po goditet turizmi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook