Lazio është në kërkim të një sulmuesi. Skuadra Biancoceleste do të luajë në Champions League për sezonin e ri dhe ndërhyrja në merkato është e detyrueshme.
Drejtuesit e kryeqytetasve kanë identifikuar një profil që shihet si i duhuri për ofensivën. Bëhet fjalë për Taty Castellanos, sulmuesin 24-vjeçar nga Argjentina, i cili mbahet mend nga të gjithë, për 4 golat e shënuar ndaj Real Madridit në edicionin që kaloi.
Castellanos mbrojti ngjyrat e Gironas për sezonin 2022/2023, ku realizoi 13 gola. Kartoni i lojtarit zotërohet nga New York City, skuadër me të cilën futbollisti ka luajtur disa vite. Mediat italiane shkruajnë se Lazio është në kontakte të vazhdueshme me Castellanos.
()