Milan përgatitet për goditjen e pestë në merkato, dy kandidatë të fortë për sulmin kuqezi

Pasi kanë firmosur deri me katër lojtarë, përkatësisht me Ruben Loftus-Cheek, Luca Romero, Christian Pulisic dhe Marco Sportiello, drejtuesit e Milan-ut vijojnë punën në merkato për goditjen e pestë.

Në fokusin e kuqezinjve është një sulm dhe i preferuari i italianëve është Arnaut Danjuma. Sezonin e fundit holandezi ishte te Tottenham në Premier League i huazuar nga spanjollët e Villareal.

Synimi i drejtuesve të Milan është që ta transferojnë holandezin nëpërmjet formulës së huazimit dhe për ta shtuar si një alternativë më shumë në repartin ofensiv të trajnerit Stefano Pioli.

Danjuma përshtatet më së miri në krahun e djathtë të sulmit dhe do të ishte një opsion më shumë përveç Pulisic. Sulmuesi i është ofruar Milanit nëpërmjet përfaqësuesëve të tij dhe kuqezinjtë po e studiojnë mundësinë për ta transferuar.

26-vjeçari është pjesë e kombëtares së Holandës prej vitit 2018, teksa me “tulipanët” numëron gjashtë ndeshje dhe dy gola. Megjithatë, Danjuma nuk është opsioni i vetëm për Milanin sa i takon sulmit teksa ai që kryeson listën është lojtari i Portos, iraniani Mehdi Taremi. Nga ana tjetër, kuqezinjtë vijojnë të insistojnë edhe për mesfushorin Tijjani Reijnders të AZ Alkmaar.

()

Arena e Lajmit


Milan përgatitet për goditjen e pestë në merkato, dy kandidatë të fortë për sulmin kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook