Houssem Aouar nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare për Romën, por duket më i dashuruar se kurrë me skuadrën kryeqytetase. Mesfushori algjerian i ardhur nga Lyon ishte protagonist me gol në fitoren 4-0 ndaj Boreale, në miqësore. Pas takimit, ai u shpreh i lumtur.
“Është nder për mua të vesh fanellën e Romës. Unë jam ende duke punuar për këtë sezon. Mourinho? Për mua është një nder të punoj me të. Mou është një trajner i madh, ai mund të më ndihmojë shumë. Jam gati” – Tha ai.
()