Disfata në finalen e Wimbeldon, Djokovic i mërzitur: Isha shumë afër fitores, sot nuk jam krenar

Dështimi nuk është për sportistët që kanë fituar gjithçka, por është diçka që ndodh. Tensiti Novak Djokovic pësoi një disfatë të papritur në finalen e Wimbledon, teksa u mund nga talenti 20-vjeçar, Carlos Alcaraz.

“Nuk është një pasdite e mirë për mua, duhet ta përgëzoj Carlosin për cilësinë në shërbim. Ia dole me goditje fituese për ta mbyllur finalen. Mendova se mund të kishe probleme, por urime për mënyrën sesi u përshtate. E mahnitshme ajo që bëtë në Queens, pavarësisht mungesës së përvojës, urime!”

“Nuk është kurrë mirë të humbasësh ndeshje si këto. Kur emocionet të jenë larguar, do të jem mirënjohës, sepse në të kaluarën kam fituar finale shumë të luftuara.

Më kujtohet finalja e vitit 2019. Mund ta kisha humbur, atë dhe finale të tjera. Tani jam barazuar (qesh)”. Sot nuk jam aq krenar, është e vështirë ta gëlltisësh humbjes kur je kaq afër fitores. Por ne punojmë çdo ditë për këtë, për skenat e mëdha. Sot nuk kam fituar, por kam humbur ndaj një lojtari të madh si Alcaraz, të cilin e përgëzoj” – tha Novak pas humbjes.

()

 

Arena e Lajmit


Disfata në finalen e Wimbeldon, Djokovic i mërzitur: Isha shumë afër fitores, sot nuk jam krenar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook