EMRI/ Hakerimi i GTA 6 dhe disa kompanive të tjera, i riu që ‘trazoi’ rrjetin është një adoleshent shqiptar

Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, duke përfshirë Uber, Nvidia dhe zhvilluesin e GTA 6 Rockstar, është një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arion Kurtaj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Por megjithëse shqiptari është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik, ai mund të shpëtojë paq.

Sipas agjencisë mediatike Reuters, i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit, dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Ndaj një juri do të vendosë vetëm nëse është ai që i ka kryer krimet, dhe jo nëse është apo jo fajtor.

Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.

Arena e Lajmit


EMRI/ Hakerimi i GTA 6 dhe disa kompanive të tjera, i riu që ‘trazoi’ rrjetin është një adoleshent shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook