Ish-lojtari i Milanit “qan” largimin e Tonalit: Kuqezinjtë kanë humbur shpirtin e tyre, Pioli do e ketë të vështirë

Largimi i Sandro Tonalit nga Milanit ka shqetësuar jo vetëm tifozët, por edhe ish-lojtarin e kuqezinjve, Massimo Ambrosini.

“Lamtumira e Tonalit ishte një tronditje e madhe. Jo vetëm sepse Milani humbi një futbollist të madh, por sepse kuqezinjtë kanë humbur shpirtin e tyre.

Nëse nga pikëpamja teknike humbja e Tonalit mund të mbulohet, do të jetë e komplikuar gjetja e asaj gjëje speciale që i jepte Milanit kur zbriste në fushë.

Tani u takon lojtarëve si Theo, Maignan dhe Tomori të plotësojnë atë copë zemër që Sandro vendoste në fushë. Mos të harrojmë Maldinin, Milani ka humbur një pjesë të shpirtit edhe jashtë fushës.

Përgjegjësitë do të rriten për Pioli-n, ai do të duhet të menaxhojë disa role njëherësh. Nuk do të jetë aspak e lehtë për trajnerin” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ish-lojtari i Milanit “qan” largimin e Tonalit: Kuqezinjtë kanë humbur shpirtin e tyre, Pioli do e ketë të vështirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook