Interi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, pas një edicioni të lodhshëm, ku skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ia doli të shkonte deri në finalen e UEFA Champions League. Kapiteni i ri i zikaltërve, Lautaro ka thënë për mediat se skuadra do të vijojë të jetë kompetitive.
“Jam mirë, jam stërvitur edhe gjatë pushimeve dhe kam rikuperuar energjitë. Pasi kemi shpenzuar shumë këtë vit. Jemi gati për sezonin e ri, do të kemi objektiva të reja dhe si gjithmonë do të mundohemi të japim maksimumin.
Niveli është rritur në çdo aspekt, e kemi dërguar Interin shumë lart. Dhe është normale që tifozët të presin diçka më shumë prej nesh. I shkuam çdo kompeticioni në fund, jam i lumtur që i kam dhënë një dorë klubit.
Ka pak hidhërim për epilogun e Stambollit, por mendoj se njerëzit janë ende krenarë për ne. Ne përpiqemi të përmirësohemi çdo ditë, jemi të uritur dhe të gatshëm për të fituar. Do të përpiqemi të vazhdojmë deri në fund edhe në sezonin e ri” – Tha ai.
()